Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.
Presidentja Vjosa Osmani me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e kësaj feste kombëtare.
“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Osmani.
Në këtë ceremoni Osmani është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe të ftuar të tjerë.