Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti me fatalitet te rruga “C” në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Një femër kosovare–këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vdiq këmbësorja që u aksidentua te rruga “C” në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur këmbësorja, që u aksidentua vetëm pak më herët në rrugën “C” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se është arrestuar ngasësi i automjetit.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti.