Një banesë në Fushë-Kosovë është përfshirë nga zjarri si pasojë e një defekti të një mbushësi të telefonit, i cili ka marrë flakë.
“Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.
“INCIDENT ZJARRI – Rruga e Pejës, Fushë Kosovë 28.11.2023 – 04:25. Viktima mashkull shtetas i huaj, ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.