Ku mbeti ideja e Kurtit për bashkim kombëtar?

Lëvizja Vetëvendosje si parti, identitetin politik gjatë kohës sa ishte në opozitë e kishte ndërtuar mbi kauzën nacionaliste të “bashkimit kombëtar”, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, ky ideal vazhdon të përdoret vetëm në fushata elektorale

Lëvizja Vetëvendosje si parti dhe Albin Kurti si individ, identitetin politik gjatë kohës sa ishin në opozitë e kishin ndërtuar mbi kauzën nacionaliste të “bashkimit kombëtar”, vlerësojnë analistët.

Sipas tyre, ky ideal vazhdon të përdoret vetëm në fushata elektorale. Ndonëse më parë shihej si zgjidhje, “bashkimi kombëtar” tashmë ka mbetur si një pjesë e programit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbrëmjen e së martës, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, u diskutua mbi idenë e bashkimit të shqiptarëve.

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se ideja e kryeministrit Kurti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, është futur në sirtar.

“Parimisht një shtet i pavarur dhe një shtet tjetër i pavarur o të duhej ta gëzonte këtë të drejtë. Ajo që mendoj që është jokorrekte është që në emër të saj të vihet në pushtet e pastaj në pushtet të harrohet. Është e pamjaftueshme kjo që e bën Kurti. E ka harruar në momentin që kur ka hyrë dhe nuk ka ndonjë nismë serioze për ta bërë, është hyrë në sirtar si ide”, ka thënë Hoxha.

Hoxha vlerëson se kreu i ekzekutivit pas marrjes së pushtetit ka ndërruar qëndrim lidhur me bashkimin kombëtar.

“Është ndryshim i platformës, qëndrimit, posa hyn në zyre të kryeministrit nuk e ke më lirinë e të shprehurit qysh e ke pasur në opozitë. Nuk ka qenë pengesë vetëm neni kushtetues për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse edhe para atij neni nuk jemi bashkuar me Shqipërinë…  Ky projekt mund të jetë i mundur vetëm si projekt suksesi i dy shteteve të forta që mund të bashkohen e jo si projekt i një dështimi, sepse janë 2 mundësi se si mund të bashkohen shqiptarët, e para është dy shtete të suksesshme ose edhe një prej shteteve të dështuara që mund t’i bashkëngjitet si copëz pjesës tjetër”, shtoi ai.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është treguar “supermashtrues” sa u përket “ideve” për bashkimin me Shqipërinë.

Duke listuar faktet, Mushkolaj ka theksuar se prej fillimit janë ditur këto fakte se kjo nuk mund të bëhet, por se Kurti e ka përdorur për qëllime elektorale.

“Sidomos ai i vitet 2012(intervista e Kurtit) kur na flet se qysh ka me u bashku me Shqipërinë, e ndërkohë kur vjen në pushtet po na tregon se kjo jo është pengesë për integrime, ne s’po mundeshim me u intregu në BE. Jo se na e pasmi një Kushtetutë që s’po e lejon, a jo se neni 1.1 është në kundërshtimin me 1.3, jo se nuk paskemi ligj për referendum. D.m.th. Albin Kurti është treguar supermashtrues prej fillimit, në pjesë e bashkimit më Shqipërisë. Për shkak se qysh atëherë, sikurse edhe sot e din që këto prova janë të njofta botërisht dhe ne të gjithë i dimë, natyrisht zoti Kurti ka lujtë me këtë kartë për qëllime elektorale. Pavarësisht se unë nuk besoj se qytetarët e Kosovës e kanë votu në masë të madhe për këtë premtim, pavarësisht se tingëllon bukur”, ka thënë Mushkolaj.

Edhe analisti Astrit Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka mbytur” idenë e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kjo Kushtetutë është këtu prej vitit 2008/2009, të njëjtat fjalë janë, askush nuk ka shtuar e as ka hequr asgjë aty. Si kandidat për kryeministër, si kryetar partie, si deputet, e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, e ka ditë se çfarë shkruan në nenet e Kushtetutës së Kosovës, së këndejmi e ka gënjyer opinionin publik në vazhdimësi”, ka thënë Gashi.

Ai është shprehur se nuk e ka besuar asnjëherë që Kurti dhe Vetëvendosja do të bëjnë ndonjë hap para në këtë çështje.

“Kurrë nuk e kam marrë seriozisht dhe kurrë nuk kam pritur që Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë për ta bërë ndonjë hap drejt bashkimit kombëtar”, ka thënë tutje Gashi.

Ndërkaq, analisti Visar Ymeri, ka thënë se nëse bashkimi kombëtar realizohet, atëherë i njëjti duhet të vijë si rezultat i vullnetit politik që e kanë njerëzit.

“Pra vullneti politik nga perspektiva e nacionalizmit është që pjesëtarët e një kombi të caktuar e kanë vullnet politik dhe luftojnë për ta shndërruar atë në shtet brenda kufijve ku jeton dhe frymon kombi”, shtoi ai.

Ndryshe, në Shqipëri të martën u festua Dita e Pavarësisë, në 111-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.

Autoritete të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në ceremoni të posaçme në Vlorë dhe Tiranë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika