Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Krahas falënderimit për librin, kryeministri e ka falënderuar ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.