Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të ministror të kësaj organizate.
Ky takim do të mbahet nga 1 dhjetori në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe pritet të zgjasë dy ditë.
“Ky është transformimin i sallës ‘Boris Trajkovski’. Gati për mbajtjen e takimit të 30-të ministror të OSBE-së! Jam i nderuar që kemi mundësinë të organizojmë një nga ngjarjet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend. Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut, si kryesuese e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë, OSBE-së, ka treguar se ka një kapacitet të madh për t’u përballur me të gjitha sfidat, krah për krah me vendet më të zhvilluara në Evropë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Pjesë e këtij takimi do të jetë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.