Drejtori i Policisë së Kosovës takohet me komandantin e KFOR-it

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim njohës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, i cili, po ashtu, ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, në këtë takim njoftues u diskutua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Takimi rezultoi me rikonfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia ka përfunduar duke njoftuar se të dyja palët “u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika