PSD-ja reagon pas arrestimit të kryetarit dhe të pesë aktivistëve të saj: Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tanë

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Dardan Molliqaj dhe të pesë aktivistëve të tjerë, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi, në aksionin e së mërkurës në kundërshtim të Gjykatës Speciale

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Dardan Molliqaj, dhe të pesë aktivistëve të tjerë, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi, në aksionin e së mërkurës në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Në reagimin e PSD-së thuhet se kërkohet urgjentisht të lirohen aktivistët e saj.

“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën.

Aktivistët e PSD-së janë mbledhur përpara vendit ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, janë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Trendafilova kishte tentuar edhe dy herë të tjera të vijë në Kosovë, por i kishte anuluar vizitat.

Fillimisht në qershor të vitit 2022 me arsyetimin e pjesëmarrjes së madhe në një takim, ajo diskutimet i realizoi online.

Kurse, në shtator takimin e anuloi për shkak të protestës së Partisë Socialdemokrate.

Megjithatë, i çuditshëm është fakti që mediet janë ftuar, por që nuk do të lejohen të kenë kamerat e tyre në sallën e konferencës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika