Klinaku: Protestën e PSD-së e mbështetëm për ta kundërshtuar veprimin e Trendafilovës

Protestën e Partisë Socialdemokrate (PSD) kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, e ka mbështetur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.

Para eskalimit të protestës, Klinaku ka theksuar se do të ishte mirë që Trendafilova të ftojë në këtë diskutim së pari OVL-UÇK-në, për t’i shprehur, siç ka thënë ai, kritikat ndaj Gjykatës Speciale për ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë.

“Nuk është roli i gjykatës, sidomos tani roli i një gjykate që të merret apo të diskutojë me shoqërinë civile dhe mediat se gjoja çfarë zhvillimesh po ndodhin në Gjykatë Speciale. DO të bënte mirë që zonja Trendafilova të bënte diçka për shumë të drejta të njeriut që ia shkelin atje të paraburgosëve. Siç edhe e dini në rastin e fundit që ia kanë ndaluar edhe komunikimin me familjarë dhe vizitorë, gjë që me të vërtetë është absurditet i llojit të vet, që t’u ndalohet kjo”, është shprehur ai.

“Dhe do të ishte mirë që zonja Trendafilova të parin që do të duhej ta ftonte në takim duhet neve, sepse shoqëri civile jemi edhe ne. Dhe natyrisht që pa hezitim do të kishim marrë pjesë”, ka deklaruar ai tutje ai transmeton KP.

Në këtë protestë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Ndërsa, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka theksuar se nuk do të lejojnë që “Gjykata Speciale e padrejtë të bëhet normale”.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, të cilët gjendeshin para njërit nga hotelet në Prishtinës, ku pritej të zhvillohej një takim në mes kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Ndryshe, Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe po mban një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika