Ushtria e Izraelit ka thënë të mërkurën mbrëma se Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit.
Ushtria izraelite ka thënë se dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti.
Kjo është hera e gjashtë e lirimit të pengjeve izraelite në përputhje me një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.
Në këmbim, Izraeli pritet t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë këtë të mërkurë më vonë, raporton REL.
Ujdia e armëpushimit pritet të skadojë të enjten herët në mëngjes.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë duke punuar për ta zgjatur atë edhe për disa ditë, në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve të tjera.
Hamasi i rrëmbeu rreth 240 pengje më 7 tetor, kur i theu pengesat kufitare dhe u fut në jug të Izraelit, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke e nxitur një luftë shkatërruese.
Besohet se edhe rreth 150 pengje janë duke u mbajtur ende nga Hamasi në Gazë.
Më shumë se 15 mijë palestinezë janë varë gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.