Vazhdojnë arrestimet e të kërkuarve nga Serbia, lirohen pa kërkesë për ekstradim

Edhe pak ditë do të qëndrojë në paraburgim një person që Kosova e kishte arrestuar në muajin tetor, pasi i njëjti rezultoi se ishte në listën e të kërkuarve në Interpol, për vepra penale të kryera në Serbi. Por, për asnjë prej të arrestuarve deri tani nga Kosova, Serbia, nuk ka bërë kërkesë për ekstradim

Vazhdojnë arrestimet e të kërkuarve nga Serbia, lirohen pa kërkesë për ekstradim (Ilustrim)

Kosova, vazhdon të arrestojë të kërkuarit me fletarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, të njëjtit janë duke u lënë në liri pas kalimit të periudhës prej 40 ditësh të kaluar në paraburgim, dhe mungesë së një dokumenti thelbësorë në këtë rast: një kërkese për ekstradim nga shteti kërkues-Serbia.

Ngjashëm pritet të ndodhë edhe me një të arrestuar, identitetin e të cilit e di televizioni, i cili që nga data 30 tetor mbahet në masën e paraburgimit në vendin tonë, e deri tani, nuk ka pasur interesim për të nga autoritet serbe.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, deri më tani nuk ka pranuar kërkesë për ekstradim lidhur me rastin e të kërkuarit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

I dyshuari ndodhet në paraburgim për një vepër që lidhej me ryshfet, por të kërkuar të tjerë, kanë qenë të dyshuar edhe për vepra më të rënda.

Deri tani, katër është numri i atyre që janë liruar nga paraburgimi, pa një kërkesë për ekstradim.

Në rast se do të kenë një kërkesë, Ministria e Drejtësisë thanë se do t’i referohen marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2012, ndryshuar 3 vite më vonë.

“Bashkëpunimi me Serbinë është realizuar përmes protokollit të Zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) e arritur në Bruksel, me 2012 në mes të Qeverive të të dyja vendeve, dhe qe parasheh bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë me shkëmbimin e letrave në mes të koordinatorëve të ndërsjellë në janar të 2013. Me ndryshimin e mandatit te EULEX-it marrëveshja është plotësuar/ndryshuar në tetor të vitit 2015. Sipas marrëveshjes, Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë (EUSR) dhe Delegacioni i BE-së në Serbi (DBES), kanë ndërmjetësuar dhe ndërmjetësojnë për transmetimin e kërkesave për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike Ndërkombëtare dhe përgjigjeve”.

Në këtë rast, sipas ish-sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari është shteti serb që këtë marrëveshje e ka lënë vetëm në letër.

“Në esencë ka pasur pak bashkëpunim aq më tepër nga ana e autoriteteve serbe, pjesa e bashkëpunimit dhe kërkesave ka shku në çështje civile ndërsa sa i përket çështjeve penale ka pasur një numër relativisht të vogël të kërkesave në mes të dyja vendeve”, ka thënë Bajraktari.

Gjatë së martës, Policia e Kosovë, ka arrestuar edhe një tjetër person të listuar në Interpol nga Serbia.

Ai është arrestuar në Zhetkovc të Zveçanit, fillimisht nën dyshimet për kontrabandim me mallra dhe dëmtim të vulave zyrtare më 10-11 nëntor, ndërsa më vonë ka rezultuar se ndaj tij, ka një fletarrest ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika