Dhuna në familje; Si ta dallojmë abuzuesin?

Dhuna në familje; Si ta dallojmë abuzuesin?

Në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin, u diskutua për dhunën në familje.

E ftuar për të diskutuar për këtë temë, sonte në studion e Radio Dukagjinit ishte psikologia Lirie Lokaj.

Sipas psikologes janë dy motive kryesore përse ndodh dhuna në familje, është nevoja për kontrollë dhe nevoja për ta mbajtur të izoluar individin tjetër.

Pjesa më e madhe e dhunës sipas Lokajt në çift, ndodh pas divorcit, pasi në shumicën e rasteve burri ndjehet se nuk ka më kontroll në lidhje dhe nuk ka më se çfarë të humbë. Ky skenar sipas saj është i ditur edhe nga partneri që përballet me dhunën në lidhje, andaj edhe e shtynë për aq kohë sa mundet që të mos shkojë tek divorci, ku e di se kjo vetëm do të përkeqësohet. Kjo sipas psikologes bëhet për shkak se abuzuesi në këtë rast krijon një sistem, ku tenton ta kontrollojë partnerin, pastaj vjen tek kërcënimet, duke qenë një gjë e mirë menduar, e jo një sjellje impulsive.

Lokaj deklaron se abuzuesi në familje nuk ka probleme me menaxhim të zemërimit, pasi po të ishte kështu do ta shfaqte atë zemërim kudo, por ai zakonisht e shfaq vetëm brenda familjes. Kjo sipas saj tregon se ky individ ka plotësisht kontrollë mbi sjelljen e tij, dhe vendosë që të mos e kontrollojë atë. Kjo e përmbush në njëfarë forme abuzuesin pasi ndihet se ka diçka nën kontroll.

Për të parandaluar një lidhje të gjatë me një abuzues, psikologia thotë se këtë e vërejmë në fillimet e lidhjes, nëse shohim se partneri po dëshiron të na izolojë, të na tregojë me kë mund të kalosh kohë e më kë jo, nëse hapësira jote përsonale ngulfatet, Lokal thekson se ky është një flamur i kuq për një abuzues potencial.

Psikologia ceku gjithashtu se në vendin tonë, në rreth 75% të rasteve abuzuesit janë burrat, teksa në 25% janë gratë.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika