“Dikush të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë” thotë Çitaku pas dy vrasjeve në Prishtinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar përgjegjësi për atë që ajo e quan shkallë e pasigurisë, pas dy vrasjeve të ndodhura të mërkurën në Prishtinë

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për dy vrasjet e ndodhura të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka kërkuar përgjegjësi për atë që ajo e quan shkallë e pasigurisë.

“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej. E tmerrshme”, shkroi ajo.

Të mërkurën e 29 nëntorit, Prishtina dhe i gjithë vendi u trondit nga dy vrasje që ndodhën brenda dy orësh.

Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, mbeti e vrarë pas të shtënave që u dëgjuan në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Sipas informatave që posedon redaksia, dyshohet se fillimisht Murseli, i cili ishte me familje në veturë, ishte cak i një grabitjeje, ku pas të shtënave nga grabitësit mbeti e vrarë gruaja e tij.

Policia e Kosovës, po ashtu, ka njoftuar se një tjetër vrasje ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Ali Vitia” në kryeqytet.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se dyshohet se viktima u ther me thikë.

Dy vrasjet që tronditën mbrëmë Prishtinën

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika