Sulmohet një person zyrtar në Jarinjë

Një zyrtar policor është sulmuar nga një person, i cili teksa po kontrollohej në pikën kufitare në Jarinjë, kishte rezultuar të jetë person i kërkuar. Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën

Një zyrtar policor është sulmuar nga një person, i cili teksa po kontrollohej në pikën kufitare në Jarinjë, kishte rezultuar të jetë person i kërkuar.

Ai ka arritur ta hapë derën e automjetit duke shtyrë policin dhe ka arritur të kalojë në anën tjetër të kufirit, nga pala serbe.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar “sulm ndaj personit zyrtar”.

Rasti është në procedurë hetimore.

Gjatë kontrollit dhe verifikimit  në pikën kufitare,  i dyshuari mashkull serb kosovar ka rezultuar person i kërkuar (në sistemin BMS),  i njëjti ka arritur të hap derën e automjetit dhe duke shtyrë policin ka arritur të largohet dhe të kalojë në anën tjetër të palës serbe. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika