Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë Zhvillimit Rural ka lëshuar një komunikatë për media ku ka njoftuar të gjithë fermerët se afati i aplikimit për subvencione shtyhet deri më një qershor të vitit 2022.
MPBZH, ka thënë se pas kërkesave të shumta nga bujqit dhe Drejtorive Komunale, është shtyrë afati, por procedura e aplikimit mbete të njëjta.
Në njoftimin e MBPZHR-së thuhet “Të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës njoftohen se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 01 qershor 2022 ora 16:00” thuhet në komunikatën e MBPZHR-së”.
Ndërsa ministria ka thënë se të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në webfaqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në webfaqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.