Ish-ministri i Brendshëm: Duhet të shtohen patrullimet dhe policët e lagjeve

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, ka bërë thirrje për shtim të patrullimeve dhe numrit të policëve në lagje për të adresuar rritjen e kriminalitetit në vend

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, teksa ka folur për situatën e sigurisë së krijuar së fundi në vend, ka theksuar nevojën se Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me agjencitë e saj, e në veçanti me Policinë, ka të gjitha pajisjet për të reaguar në mbrojtje të qytetarëve dhe në parandalim të krimit.

Ish-ministri Sefaj ka theksuar se është e nevojshme të shtohet patrullimi dhe të rritet numri i policëve të lagjeve pas dy vrasjeve në mbrëmjen e së mërkurës.

“Patjetër Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj, në veçanti me Policinë, i ka të gjitha instrumentet, pajisjet për të reaguar në raste të tilla. Ndoshta duhet të shtohet patrullimi dhe të kthehet mundësia që të kemi numër më të madh të policëve të lagjes”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kjo do të ishte një masë efektive në luftën kundër kriminalitetit.

Megjithatë, ai gjithashtu ka theksuar se ky nuk është vetëm një problem i Policisë, por një sfidë shoqërore më e gjerë.

“Janë të gjitha instrumentet dhe mundësitë praktikë që të veprohet në rast të kryerjes së veprave të tilla tragjike. Mund të punohet edhe në aspektin preventiv, por kjo nuk i takon vetëm Policisë. Ky është një problem i madh shoqëror që kërkon përfshirjen e gjithë shoqërisë sonë,” ka deklaruar ish-ministri Sefaj për emisionin FIVE.

Ai gjithashtu ka theksuar se në kohën që po jetojmë, ka një zhvillim të një bote paralele virtuale, ku disa sjellje kriminale mund të glorfikohen.

Sipas tij, duhet të ekzistojë nevoja për një vetëdijesim të gjerë, filluar nga familja dhe shkollat për të kundërshtuar fenomenet negative si krimi, vjedhjet, rrahjet dhe dhuna.

“Vetëdijesimi duhet të fillojë së paku nga familja, pastaj në institucionet shkollore në të gjitha organizatat shoqërore që kemi, në media po ashtu duhet të intervenohet, duhet të sensibilizohet që fenomenet e tilla krimet, vjedhjet, rrahjet, dhuna janë fenomene negative nuk janë pozitiv. Te ne është duke ndodhur që këto e kanë marrë anën e pozitivitetit”, është shprehur ai.

Në lidhje me infrastrukturën ligjore, ish-ministri Sefaj ka deklaruar se është e domosdoshme ashpërsimi i saj dhe përshtatja me standardet e Bashkimit Evropian.

“Shteti duhet të jetë i fuqishëm dhe i fortë në këto raste. Kriminelët dhe krimet duhet të dënohen,” ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika