Afaristi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar të mërkurën e 25 majit me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida të SHBA-së.
Aksionari i Devolli Corporation, e ka falënderuar ish-Presidentin amerikan për angazhimin e tij rreth Kosovës, duke ia shprehur mirënjohjen e thellë për qëndrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbajtur historikisht karshi çështjes shqiptare në përgjithësi.
Devolli i ka treguar ish-njeriut të parë të Shtëpisë së Bardhë, edhe për depërtimin e suksesshëm të produkteve të korporatës Devolli Corporation, në tregun amerikan, gjë që ka shumëfishuar eksportin kosovar drejt SHBA-së brenda dy vjetëve të fundit.
Veçanërisht është folur edhe për produktet e Comodita-s, me ç’rast ish-Presidenti Trump ka kërkuar që ta ketë një dyshek ‘Made in Kosova’ për vete.
Gjatë qëndrimit trejavor në SHBA, Shkëlqim Devolli është takuar edhe me disa kongresistë dhe senatorë amerikanë, përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues institucionalë në Washington DC dhe në New York, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-SHBA.