Halimi: Ministri Aliu të kërkojë falje, në çdo shtet modern ai do të shkarkohej

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se ministri Liburn Aliu duhet të kërkojë falje për deklaratën e dhënë, ku e quajti shtetin e Kosovës të përkohshëm

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka kritikuar ministrin Liburn Aliu, për deklaratën e dhënë, ku kishte thënë se është ministër i një shteti të përkohshëm.

Sipas Halimit, me këtë deklaratë, ministri Aliu e ka shkelur betimin e tij si ministër dhe se në një shtet modern ai do të shkarkohej.

“Deklarata e Liburn Aliu nën betim si ministër, se Kosova na qenka projekt i përkohshëm, së pari shkel betimin që në secilin shtet modern do të pasohej me shkarkim, së dyti ndjellë pabesi e indiferencë ndaj rendit kushtetues dhe simbolik të shtetit kosovar”, tha ajo.

“Ministri Aliu paguhet nga taksat e qytetarëve për t’i dhënë shtetit besnikëri në shërbim, një qasje e tillë është më e dëmshme se të gjitha mosveprimet e tij, tash e tre vite në qeverisje”, vijoi ajo.

Halimi tutje tha se ministri Aliu duhet të kërkojë falje, sepse, sipas saj, e ka “lënduar projektin për të cilin u flijuan shumë breza”.

“Kjo është edhe e vërteta e kësaj qeverie, nuk e duan shtetin por pushtetin, duke i vjedhur të sotmen dhe të ardhmen, prandaj Liburn Aliu, duhet të kërkoj falje, sepse ka lënduar projektin për të cilin u flijuan shumë breza”, tha ajo.

“Bashkimi kombëtar”, Aliu: Jam ministër i një shteti të përkohshëm

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika