LDK-ja konfirmon se e ka marrë draft-statutin e Asociacionit

“Dje e kemi pranuar zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se të enjten e ka marrë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Dje e kemi pranuar zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Halimi.

Ndërkaq, edhe nga AAK-ja kanë konfirmuar se dje u është dorëzuar një kopje e draft -statutit të Asociacionit.

Ndryshe, më 7 nëntor, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.

Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.

Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kishte deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika