Para pak minutash është vetëdorëzuar në polici, Edon Bujupi, i dyshuar për vrasjen e vjehrrit A.K. me thikë.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, të mërkurën mbrëma, policia njoftoi se në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.
Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.