Haxhiu: Burri i Liridonës u përpoq ta fshihte krimin duke thënë se ishte grabitje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitjeje.

“Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitjeje”, ka shkruar ajo.

Tutje, ministrja e Drejtësisë e ka vlerësuar lart angazhimin e Policisë dhe se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Vlerësoj lart angazhimin e Policisë dhe Prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka përfunduar Haxhiu.


Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.

Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit që u arrestua është Naim Murseli, bashkëshorti i gruas së vrarë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, në koordinim me Prokurorinë, është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

Ndryshe, më 30 nëntor, Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo bashkë me burrin e saj dhe fëmijët u bënë cak i një grabitjeje.

Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.

“Me të pranuar informatën nga Policia, prokurori kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda, i është përgjigjur vendit të ngjarjes, bashkë me njësitet relevante. Dhe nga vendi i ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës, pra më konkretisht nga ekipi mjekësor”, ka thënë Laureta Ulaj – zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, kishte njoftuar se pista në të cilën po zhvillohen hetimet, është ajo e vrasjes nga grabitësit.

“Nga dyshimet fillestare e gjithë ngjarja na çon drejt një grabitjeje me pasojë të vrasjes, mirëpo hetimet janë duke u ndërmarrë me institucionet relevante dhe mbesim në pritje të raporteve”, kishte dekluar ajo.

Në një deklaratë të dhënë në polici, burri i të ndjerës, Naim Murseli, ka thënë se nuk ka parë asgjë nga momenti kritik.

Murseli kishte deklaruar se kur u përballën me grabitësit, ai i mori fëmijët për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Përgjatë kësaj kohe, ai ka thënë se ka dëgjuar disa të shtëna, të cilat ishin fatale për bashkëshorten e tij.

Në një deklarim për media, nga Policia e Kosovës kishin konfirmuar se Liridona Murseli ishte me familjen e saj të ngushtë në kohën e kësaj tragjedie.

Viktima ishte edhe shtetase e Suedisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika