Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit.
Ky i fundit u arrestua gjatë ditës së sotme nën dyshimet se e pagoi vrasjen e gruas së tij.
I dyshuari i dytë si autor i vrasjes u arrestua dhe në deklarimin e tij para organeve të hetuesisë, ai kishte thënë se u pagua për ta kryer vrasjen.
Policia kishte lokalizuar dhe identifikuar vendndodhjen e të dyshuarit në Gjakovë, përderisa po kryhen kontrolle policore në dy lokacione atje.
E për Naim Murselin, siç mëson KALLXO.com, ai ende nuk është deklaruar për ngjarjen, pra ende as nuk ka mohuar e as pohuar rrëfimin e të dyshuarit për vrasjen.
Vrasja e Liridona Murselit fillimisht u raportua se ajo ishte qëlluar me armë zjarri gjatë një grabitjeje të armatosur që ndodhi në veturën e Naim Murselit, në të cilën ndodheshin edhe fëmijët e tij.
Hetimet intensive të njësisë së hetimeve për vrasjen, rezultuan sot me arrestimin e dy personave për këtë ngjarje.
Naim Murseli dhe personi i dytë i arrestuar, tashmë po dyshohen se ai i pari kreu pagesën për vrasjen e i dyti dyshohet se kreu krimin.
Ndryshe, më 30 nëntor, Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo bashkë me burrin e saj dhe fëmijët u bënë cak i një grabitjeje.
Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.
Përndryshe, viktima ishte edhe shtetase e Suedisë.