Dyshohet se dhunoi 15-vjeçaren, kërkohet një muaj paraburgim për 63-vjecarin

Fillimisht, pritet të kërkohet një muaj paraburgim nga Prokuroria Themelore në Pejë, për një 63 vjeçar që po dyshohet për një vepër të rëndë. Ai dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur dy javë më parë. Pak pas denoncimit, është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje

Alarmi ishte dhënë në institucionet e sigurisë se një e mitur 15 vjeçare është zhdukur në Pejë.

Fotografia dhe emri i saj ishin publikuar dhe tashmë policia kërkonte ndihmë për gjetjen e saj.

E tillë ishte llogaritur prej mesit të nëntorit e deri në ditën e fundit të këtij muaji.

Vetë prindi e kishte kërkuar në disa lokacione por që nuk ia kishte dalë të binte në gjurmët e saj.

Rasti është zbuluar vec kur e mitura është kthyer në shtëpi për të treguar se kishte përjetuar dhunë seksuale nga një 63 vjecar me inicialet S.K.

Sic merr vesh Dukagjini, vajza ishte dhunuar seksualisht vazhdimisht gjatë dy javëve, ani pse i dyshuari pretendon se akti ka ndodhur vetëm në dy ditët e fundit.

Teksa organi i akuzës në kërkesën për paraburgim pretendon se viktima është marrë pa vullnetin e saj, duke e mashtruar dhe vënë në lajthitje, dhë përgjatë dy javëve është mbajtur në shtëpinë e të dyshuarit.

I dyshuari është kapur shpejt nga Policia teksa Prokuroria në Pejë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të njejtin.

Për këtë cështje menjëherë janë marrë veprime intensive, nga Policia e Kosovës në kordinim me prokurorin e shtetit, ku është bërë I mundur arrestimi i personit të dyshuar, dhe I njejti është ndaluar për 48 orë, ku tashmëë gjatë ditës është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin, me c;rast seanca dëgjimore pritet të mbahet nesër në Gjykatës themelore në Pejë”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

Televizioni ka komunikuar me zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, me c’rast të njejtit i kanë thënë televizionit se rasti është pranuar si procedurë, por meqë është fundjava përpara, puna me të do të fillojë vetëm të hënën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika