Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet të ketë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy policë në rrugën “Emin Duraku” në Kaçanik.
Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit të dokumenteve, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë (një femër dhe një mashkull). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.