Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë.
Ai u shpreh se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.
“I tmerruar nga një rast tjetër i vrasjes brutale të një gruaje afër Prishtinës – ndërsa shënojmë 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje. Alarm për të gjithë”, ka shkruar Davenport në rrjetin social “X”.
Ndryshe, policia të premten ka arrestuar tre të dyshuar për këtë vrasje, ku në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i viktimës i cili ka pranuar para hetuesve policorë se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë, dorasi G.P dhe tjetri K.K, pjesëtar i FSK-së.
Policia ka konfirmuar se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur për këtë rast.
Vrasja e Liridonës, arrestimi i bashkëshortit e dy personave tjerë – gjithçka që dihet deri më tani