Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit, E.B për vrasjen e vjehrrit të tij.
Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se “i pandehuri E.D ka kryer vepren penale “Vrasja e rëndë”, në atë mënyrë që më 29 nëntor rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K”.
Ndryshe, të mërkurën e 29 nëntorit, policia njoftoi se në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.
Po ashtu, policia kishe bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Më 1 dhjetor, E. B është vetëdorëzuar në polici.