Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, në përvjetorin e lindjes së tij.
“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se 2 dhjetori kujton rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës. 2 dhjetori na e kujton rrugëtimin tonë drejt lirisë e pavarësisë dhe na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo ndër të tjera, është e lidhur edhe me jetën e një njeriu, i cili i dha kuptim asaj, njëherë si shkrimtar e intelektual, e pastaj si prijës politik i popullit të vet, duke u bërë model për gjithë njerëzimin. I përjetshëm kujtimi për prijësin tonë historik”, ka thënë Osmani.