Kërkohet trajtim urgjent i rastit të vrasjes së gruas në Prishtinë

Pas arrestimit të tre të dyshuarëve për vrasjen e një gruaje së fundmi në Prishtinë, nga organizatat për mbrojtjen e grave është kërkuar gjykim i drejtë dhe trajtim me urgjencë i rastit. Nga RRGK potencojnë se dënimet në rastet e vrasjes së grave në të kaluarën nuk kanë qenë meritore, gjersa paralajmërojnë edhe protesta në rast të mos-dënimit të dorasëve sipas ligjit

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit janë arrestuar dhe tanimë, vëmendja e shoqërisë kosovare është te institucionet.

Këto të fundit shpesh kanë qenë cak i kritikave për mosdhënie të dënimeve meritore në rastet e vrasjes së grave.

Nëse kjo qasje përsëritet edhe në rastin e fundit, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës paralajmëron protesta dhe veprime të tjera.

“RRGK u bën thirrje institucioneve që të trajtojnë rastin sipas kodit penal të Republijës së KS konform neveve përlatëse si dhe tek qendrat për punë sociale që të mirren me fëmijët që të sigurojnë mirëqenien dhe sigurinë e tyre”, ka deklaruar Besarta Breznica nga RrGK.

“Padyshim që nëse kryerësit e kësaj vepre nuk dënohen konform ligjeve që kemi në fuqi, pa dyshim që do të ketë protesta e aksione të tjera”, vijon ajo.

Për RRGK-në dhe jo vetëm, dënimet ndaj dorasëve nuk kanë qenë përherë meritore.

“RrGK është dëshmitar i shumë rasteve që shumë burra që kanë ushtru dhunë ndaj grave e fëmijëve në disa raste janë dënuar me vetëm 50 euro gjobë apo me një muaj paraburgim. Andaj nuk mund të themi që vendimet e gjykatave janë të bollshme e t knaqshme dhe nuk mund të themi që janë konform dispozitave ligjore që Republika e Kosovës ka..”, ka thënë Breznica.

Përpos faktorëve të zakonshëm socialë, shkak i akteve të tilla, sipas sociologut Genc Xerxa është edhe mentaliteti patriarkal.

“Kontekstet sociokulturore ende i kemi të ndërthyera në kontekste patriarkale e dalëngadalë kemi një emapncimim të vetëdijes por në disa raste kemi shkoqitje e një demigrim të këtyre vlerave kulturore të cilat po na shpërfaqen me një mentalitet arkaik që po i shteyjnë burrat të marrin rolin e dominuesit apo dorarsit në të shumtën e rasteve”, ka deklaruar Genc Xerxa – Sociolog.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-tetor 2023 kanë ndodhur 4 raste të vrasjeve brenda familjes. Pasojë e këtyre vrasjeve janë pesë viktime, prej tyre tri femra.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika