Një person është gjuajtur me armë zjarri, të shtunën mbrëma në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti rast është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Teksa i njëjti ishte në veturën e tij, raportohet se disa persona me të cilët kishte pasur mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pesë gëzhoja.
Sipas raportit, policia po vazhdon ta hetojë rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.