Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Behgjet Pacolli e ka quajtur monstrum, Naim Murselin, të dyshuarin për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Zyberaj ka thënë se se Murseli në mënyrë dinake dhe të pabesë është fshehur si qetë e madje edhe humanist.
“Sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit. Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist. Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën”, ka shkruar në Facebook ish-shefi i stafit të presidentit sa ishe Pacolli në krye të shtetit.