Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PD), Memli Krasniqi ka publikuar sot të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet ngecja e qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.
Krasniqi ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.
“Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë. Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.