Lajçak vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka raportuar për një takim me Jens Ploetner, këshilltarin për punët e Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Berlin. Lajçak ka përcaktuar këtë takim si pjesë e angazhimeve të tij për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, ai thotë se ka zhvilluar takime të tjera në Sllovaki, Bukuresht, Tangier dhe Selanik, duke trajtuar çështje të sigurisë globale dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me Jens Ploetner, këshilltarin për Punët e Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të angazhimeve për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka ndarë detaje të takimit në një postim në Facebook, duke theksuar se ka qenë në Berlin, ku ka diskutuar me Ploetner dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Ditët e fundit, Lajçak ka zhvilluar një sërë takimesh të cilat i ka cilësuar si të dobishme për të nxitur përpjekjet e dialogut dhe zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ai vijoi me një përmbledhje të aktiviteteve të tij të fundit, duke përmendur pjesëmarrjen në forumin GLOBSEC në Sllovaki, një diskutim në Bukuresht, si dhe konferenca të tjera në Tangier dhe Selanik, ku ka trajtuar tematika që përfshijnë sigurinë globale dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të politikave të BE-së.

Në Bruksel, Lajçak ka mbajtur takime produktive me përfaqësues të qeverisë, duke diskutuar angazhimin dhe reformat e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

Ai gjithashtu ka ofruar përditësime për Dialogun Kosovë-Serbi në takime me përfaqësues të BE-së si dhe në një seancë me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ky cikël i fundit i takimeve dhe aktiviteteve tregon angazhimin e vazhdueshëm të Lajçak për të ndihmuar regjionin në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të nxitur përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika