Grabitje e armatosur në Vushtrri

"Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr  telefonin celular dhe  kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme"

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një grabitje e armatosur në Vushtrri.

Siç njofton Policia përmes raportit të saj 24 orësh, viktima ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marrë telefonin celular dhe kuletën, në të cilën, kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme.

“GRABITJE E ARMATOSUR

Vushtrri  03.12.2023 – 23:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marrë telefonin celular dhe kuletën, në të cilën, kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika