Lekaj apel qeverisë: Lëreni anash krenarinë, votoni pro Trust-it

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka theksuar nevojën për ndihmën ndaj qytetarëve në mënyrë që atyre t’iu mundësohet e drejta për tërheqjen e mjeteve nga llogaritë e tyre në Trust

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka ripërsëritur kërkesën për përkrahje nga pozita lidhur me Projektligjin e Fondit të Kursimeve Pensionale (Trust).

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Lekaj ka theksuar nevojën për ndihmën ndaj qytetarëve në mënyrë që atyre t’iu mundësohet e drejta për tërheqjen e mjeteve nga llogaritë e tyre në Trust.

“Në emër të qytetarëve, pa dallime politike, ju lutem dhe iu bëj thirrje që të përkrahni edhe ju si pozitë këtë projektligj”.

“Dje në komisionin për buxhet është diskutuar gjerë e gjatë projektligji i Trustit dhe fatkeqësisht nuk mori miratimin e komisionit. Realisht po shohim se ata janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve, ata janë keq dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit, sepse po sfidohen në çdo moment”, është shprehur Lekaj.

Ai ka thënë që qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duhët ta lërë anash krenarinë dhe ta përkrah këtë iniciativë të iniciuar nga deputeti i Partisë Demorkatike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Lëreni krenarinë anash, lëreni anash ndjenjën e fituesit, dhe inatet politike që kjo iniciativë nuk është ide apo plan i qeverisë në pushtet. E rëndësishme është se kjo ide është e duhur dhe iu ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre”, ka thënë ai.

“Atyre është mirë t’iu kthejmë shpresën, është e nevojshme të ndalim trendin e ikjes, çdo i dyti qytetar po planifikon apo po tenton të ikë nga Kosova. T’i bëjmë krenarë ata që na votuan me votën e tyre e që ne jemi në Kuvend si përfaqësues të tyre. Më të mirën mund ta bëjmë, nëse u lejojmë atyre të tërheqin 30% të vlerës së Trustit”, shtoi Lekaj.

 

Deputetët e AAK-së, vendosin pankarta në Kuvend ku shkruan “Voto për trustin”

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në fillim të punimeve të Seancës së Kuvendit të Kosovës, kanë vendosur pankarta me mbishkrimin “Voto për trustin”.

Nga kjo parti, por edhe nga partitë e tjera opozitare, vazhdimisht është kërkuar të mundësohet tërheqja e mjeteve nga kursimet pensionale, e një gjë e tillë është kundërshtuar kategorikisht nga ekzekutivi.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra gjatë fjalimit në Kuvend mban në duar një pankartë me mbishkrimin ”Voto për”

Ndryshe, jashtë Kuvendit të Kosovës, të enjten e 26 majit do të protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trust-it pensional nga qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu. Protesta do të zhvillohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rreth orës 12:00.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Ndonëse nuk u miratua nga Komisioni për Buxhet, propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve pensionale (Trust), do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës pa aprovimin e këtij komisioni.

Disa nga deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër.

Në anën tjetër, Verica Ceraniç e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

Deputeti Haxhiu me vetiniciativë kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, më nëntë mars.

Ndërkaq, një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika