Enkelejd Alibeaj, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) do të zhvillojë një mbledhje të enjten e 26 majit, me deputët që janë shprehur pro përfshirjes në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30 dhe pritet që të diskutohet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.
Raundi i tretë është caktuar që të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Edhe në këtë raund, mazhoranca nuk do të paraqesë propozimin e saj.
Ndërsa, në dy raundet e para nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Pak ditë më parë, Alibeaj është shprehur se procesi është kthyer në farsë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së të Shqipërisë, ka akuzuar socialistët për shkelje të marrëveshjes së arritur disa javë më parë.