Komisioni Hetimor për rezervat – Përplasen pozitë e opozitë, s’diskutohet plani i punës e buxheti

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore ka ndodhur përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita kritikoi mungesën e anëtarëve të mazhorancës në konstituimin e Komisionit, ndërsa mazhoranca akuzoi opozitën për deklarata kundër deputetëve të VV-së që nuk morën pjesë në mbledhje

Me përplasje ndërmjet pozitës e opozitës ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Përplasjet ndërmjet opozitës e mazhorancës erdhën për shkak të mospjesëmarrjes së këtyre të fundit për disa muaj në konstituimin e këtij Komisioni. E deputetët e mazhorancës kritikuan opozitën për akuzat që kishin bërë për deputetët e VV-së që nuk kishin marrë pjesë në mbledhje.

Në këtë mbledhje ku temë diskutim ishte paraparë që të jetë shqyrtimi i planit të punës në kuadër të këtij Komisioni, si dhe diskutim për buxhetin, pozita e opozita në mungesë të anëtarëve u pajtuan që këto pika të diskutohen në një mbledhje ku janë të pranishëm të gjithë.

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, falënderoi opozitën që i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, duke shtuar se në mungesë të anëtarëve të Komisionit, duhet të shtyhet diskutimi për planin e punës.

“Ne kemi konsideruar që zhbllokimi marrëveshjeve ndërkombëtare për qytetarët është shumë më rëndësi. Shpreh keqardhje që është vonuar. Ky takim sot nuk e shoh të rrugës ta vazhdojmë, ta kemi një takim që të diskutojmë për planin e punës”.

“Ta kemi një punëtori që t’i përpilojmë hapat, të cilat ne do t’i ndërmarrim si Komision Hetimor. Nuk mund të mbajmë një takim që të futemi në një planë punë që na është dorëzuar vetëm 45 minuta para mbledhjes”, tha ai.

Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, tha se duke pasur vonesë në konstituim të këtij Komisioni, duhet një punë më intensive për të arritur rezultatet për çka është formuar ky Komision.

“Nëse ne e bëjmë një dinamikë të punës dhe nëse angazhohemi, besoj që edhe në këtë periudhë të kohës kemi mundësi që të arrijmë”, tha ai.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjkau, tha se partia e saj i ka votuar gjithnjë marrëveshjet ndërkombëtare.

“LDK marrëveshjet ndërkombëtare i ka votuar gjithherë. Nuk është ky arsyetim që VV-ja ka ardhur për konstituim pas votimit të marrëveshjeve. LDK i ka votuar gjithnjë marrëveshjet, përveç një amendamenti. Unë propozoj që plani të votohet me mundësi përmirësimi”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, tha se partia e tij ka mundësuar formimin e Komisionit Hetimor dhe mospjesëmarrja në konstituimin e këtij Komisionin nga VV ka qenë qëndrim politik i partisë për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita.

Ai po ashtu kërkoi nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, që t’u kërkojë falje kolegëve për deklaratat për mospjesëmarrjen e deputetëve të VV-së në këtë Komision.

“Nuk mendoj që je e painformuar me përbërjen e Kuvendit, ju e dini që vetëm me votat e LDK-së munden me kaluar marrëveshje. Jemi ne që e kemi mundësuar formim e këtij Komisioni, pa vota e VV-së nuk do të ishte formuar ky Komision”.

“Ka qenë qëndrim politik që me kaluar marrëveshjet ndërkombëtare. Ke qenë tepër jo korrekte me kolegët, duhet t’u kërkosh falje kolegëve që i ke ofenduar me deklarata. T’i drejtohesh deputetëve që nuk janë duke ardhur në Komision pasi janë të përfshirë. Nëse keni prova urdhëroni në Prokurori”, tha ai.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se deputetët e VV-së në fillim kanë pasur një qëndrim tjetër për mospjesëmarrje në konstituim, ku pas disa javësh kanë ndryshuar qëndrimin tjetër.

“Pas disa javësh erdhëm në një konstatim të ri për këtë që ju po thoni sot. Tek çështjet e sabotimeve të marrëveshjes, ne i kemi votuar për të mos sabotuar. Ne nuk duam të bëjmë pazare për çështje të tjera”.

Po ashtu, gjatë diskutimeve pati përplasje ndërmjet deputeti të VV-së, Halil Thaçi dhe deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku, raporton EO.

Deputeti Thaçi iu drejtua deputetes Bunjaku se qytetarët i kanë treguar LDK-së vendin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Disa kolegë këtu janë duke bërë filma. E dimë na kush është LDK-ja, qytetarët iu ka treguar vendin më 14 shkurt”, tha ai.

Bunjaku iu përgjigj se “jetoni me atë, keni me vdekur me atë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika