Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për Ditën e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, shkroi ai.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare vazhdojnë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme.
“Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë”, shtoi Haradinaj.