Te motivi “fshihet lepuri”, thotë analisti Hajdari për rastin e vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Fejzi Hajdari, analist në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se mospublikimi zyrtar i motivit të vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, po i shton dilemat dhe se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut po shënon minimumin e besimit të qytetarëve

Fejzi Hajdari, analist në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se mospublikimi zyrtar i motivit të vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, po i shton dilemat.

Ai ka theksuar se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut po shënon minimumin e besimit të qytetarëve.

Dhe kjo, sipas tij, është rezultat i mungesës së drejtësisë nga gjyqësori, në rast se nuk ndëshkohet krimi, korrupsioni.

“Mospublikimi zyrtar i motivit i shton dilemat ku fatkeqësisht gjyqësori ka arritur minimumin e minimumeve të besimit. Ishte një rast makabër që tronditi qytetarët… Lihet shumë dyshim, sepse të involvuar në këtë rast janë disa persona, por dyshohet të ketë edhe më tepër sesa kaq. Njëri nga ta ka qenë njeri i afërt me politikanë shqiptarë, sidomos të Partisë për Prosperitet Demokratik, por edhe me politikanë të tanishëm që janë pjesë e pushtetit. Aty fshihet si thonë lepuri. Motivi nuk tregohet akoma zyrtarisht. Gjyqësori i këtushëm po shënon minimumin e besimit”, tha ai në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ndryshe, policia dhe prokuroria maqedonase të hënën kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, si dhe të një personi tjetër me inicialet P.ZH, 74 vjeç nga qyteti i Velesit. Njëri nga personat e arrestuar është edhe babai i vajzës.

Lidhur me këto raste janë të dyshuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve, që besohet të jetë edhe autori i krimit, është arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veles.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Kreu i MPB-së bëri të ditur se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast është i përfshirë babai i saj, i cili, siç është shprehur Spasovski, i ka informuar anëtarët e tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.

Për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin në Maqedoninë e Veriut, prokurori publik Gavrill Bubevski tha se do të ketë “dënime të rrepta” bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika