Grabitja në Suharekë, Policia “blindon” argjendarinë në Prishtinë

Organet e rendit e ato të hetuesisë, po vazhdojnë hetimet për të zbardhur në tërësi grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë. Prandaj, që prej mbrëmë, Policia e Kosovës ka blinduar një argjendari në Prishtinë, pronari i së cilës dyshohet të ketë bashkëpunuar me grabitësit

U bastis disa herë, dhe tani përfundimisht, argjendarinë “Baraku” në kryeqytet e ka marrë nën kontroll Policia e Kosovës.

Pronari i saj u arrestua pak ditë më parë, nën dyshimet se bashkëpunoi me grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Sipas hetimeve të deritanishme, Prokuroria Themelore e Prizrenit, dyshon se pronari Trim Baraku, bashkëpunoi me grabitësit.

Madje, një pjesë e mallit të vjedhur, dyshohet se ishte fshehur këtu.

Pas bastisjes të së dielës, janë parë zyrtarë që kanë dalë nga aty me një thes, por që nuk janë dhënë detaje për përmbajtjen e tij, pavarësisht insistimit.

Të gjitha hetimet po i udhëheqë prokurorja Ervehe Gashi, e cila beson se janë në rrugë të duhur për ta zbuluar gjithë rastin.

“Ne jemi duke i vazhdu hetimet në këtë çështje penale. Janë veprimet taktike, operative dhe hetuese të Prokurorisë dhe të Policisë. Për çdo gjë që ndodhë më vonë do të ju informojmë me kohë”, ka thënë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Në këtë hetim është përfshirë edhe Dogana e Kosovës, por as nga zyrtarë për informim të kësaj të fundit, nuk kanë dalë informacione për përfshirjen në këtë aksion.

Për grabitjen në Suharekë, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, përderisa një tjetër është në arrati.

Si shkak i personit që është ende në kërkim, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë për prokuroren e rastit, si dhe të përfshirët e tjerë.

Rënia në gjurmë të të gjithë grupit, duket se ndodhi me arrestimin e Albin Beqirit e Fatmir Tahirit.

Këta dy persona, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, dyshohet se i furnizuan grabitësit me dhjetë numra të telefonit, të cilëve më pas u ranë në gjurmë organet e hetuesisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika