Dëmtohet shtëpia e një shqiptari në veri, shkruhen shkrimi cirilike

Pasditen e së dielës, shtëpia në ndërtim e sipër e një kosovari në veri të vendit është dëmtuar me shkrime në mur me ngjyrë të zezë si dhe shkronja cirilike. Lidhur me këtë, pronari nuk ka pranuar të flasë para kamerave. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë thënë se raste të tilla mbesin të rralla dhe se lagjia ku ndodhet shtëpia e dëmtuar, parullohet vazhdimisht nga zyrtarë të Policisë së Kosovës

Shtëpitë tek “Kroi i Vitakut” nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra.

Vazhdës së shtëpive të shqiptarëve të dëmtuara me shkrime në këtë lagje u është bashkuar edhe një e ndërtuar së fundmi.

Duke mos dashur të ekspozohet, pronari i kësaj prone ka thënë se rastin e ka lajmëruar menjëherë në polici.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në veri, bëjnë të ditur se në të, janë shkruar shkronja cirilike.

“Ka pas dëmtim kriminal, ka qenë një dëmtim kriminal në shtëpi shkrime crilike të shënune mirëpo nuk kemi ndonjë dëm tjetër, lëndim në njerëz apo diçka tjetër. Nuk janë të shpeshta dhe zakonisht prej kur kom ardh unë prej prillit janë shumë të rralla mirëpo për neve me rëndësi është të merremi kur ndodhim dhe të ofrojmë siguri për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Banorë të “Kroit të Vitakut” e shohin të nevojshme formimin e pikave statike të kontrollit në këtë lagje por sipas Policisë, ajo zonë tanimë është siguruar.

“Kemi patrullime të vazhdueshme në atë zonë. Kemi mënyra të ndryshme se si e sigurojmë atë zonë nuk do të thotë që ne do duhet gjithë veriun ta sigurojmë me pika statike kështu që ne ofrojmë siguri të mjaftueshme për qytetarë e nëse ndodhë diçka e nuk kemi mundur të ofrojmë siguri, nisim hetimet dhe merremi me rast”, ka thënë Elshani.

Pronat e shqiptarëve ka kohë që nuk janë cak i sulmeve nga serbët e veriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika