Nazlie Bala, nga Ministria e Drejtësisë, ka deklaruar se pas verifikimit nuk kanë gjetur ndonjë rast të evidentuar për dhunë në familjen Murseli.
Kështu u përgjigj ajo teksa u pyet se a është verifikuar kërkesa për divorc ashtu siç ka pasur raportime në media.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vrasjen e Liridona Ademajt, Bala ka thënë se që nga janari i vitit 2023 e deri më tani janë afër dy mijë raste të raportuara si dhunë në familje.
“Jo, sepse e ndjera asnjëherë nuk ka qenë si rast i dhunës në familje i raportuar. Nuk kemi asnjë evidencë. E kemi verifikuar, por nuk ka asnjë rast i evidentuar për dhunë në familje. Që nga janari deri në këtë moment janë afër dy mijë raste të raportuara në polici të dhunës në familje e në mesin e tyre kemi edhe fëmijë që janë viktima të dhunës familjare”, tha ajo.