Bislimi viziton Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës

Këtë të hënë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka vizituar Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka vizituar sot Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës, në mënyrë që kjo Qendër të jetë një burim i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi ka treguar se gjatë vitit të kaluar Qeveria ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme dhe ka shprehur përkushtimin e saj ndaj studentëve me nevoja të veçanta.

“Masa 1.6 për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka synuar që edhe punësimi të jetë sfidë e cila adresohet për krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta edhe në punësim. Në institucionet para-universitare u rrit numri i të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta e cila u vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për të adresuar problematikat e sfidat e ndryshme sa i përket gjithëpërfshirjes në institucionet edukativo-arsimore”, ka thënë ai.

Sipas zëvendëskryeministrit, gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është thjesht një detyrë programore, por një mision substancial e vleror.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika