Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qendror, Qom, e ka lëshuar një udhëzim i cili i detyron nëpunëset në zyrat qeveritare t’u përmbahen kodeve të rrepta islamike të veshjes

Manekine të veshura në çadore shfaqen në një dyqan në qytetin Qom, në Iran. Foto: AP

Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qendror, Qom, e ka lëshuar një udhëzim i cili i detyron nëpunëset në zyrat qeveritare t’u përmbahen kodeve të rrepta islamike të veshjes, e në veçanti ta veshin një çador të zi, si dhe të mos përdorin grim.

Çadori i zi është një rrobë për mbështjellje të kokës dhe të pjesës së sipërme të trupit, duke e lënë të pambuluar vetëm fytyrën.

Ky udhëzim, i zbuluar fillimisht nga uebsajti i grupit iranian për të drejtat e njeriut Iran Watch, nënkupton se Republika Islamike e ka forcuar edhe më shumë kontrollin mbi mënyrën se si vishen gratë në vend të punës.

Zëvendësguvernatori i Qomit, Abolghasem Moghimi Araghi, e nënvizoi në udhëzim nevojën që punonjëset t’u përmbahen “ligjeve të modestisë dhe të hixhabit”.

Udhëzimi u publikua në një kohë të ndjeshmërisë së lartë dhe të kundërshtimeve ndaj ligjeve të detyrueshme të hixhabit.

Protestat gjithëkombëtare me moton: “Gra, jetë, liri”, kanë bërë thirrje për shfuqizimin e kodeve të veshjes, me gratë iraniane që po rrezikojnë shumë në përpjekjet e tyre për liri dhe barazi duke qëndruar në front të demonstratave.

Hixhabi apo shamia islamike e kokës u bë e detyrueshme për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare në vitin 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran.

Vendimi kishte nxitur protesta të cilat ishin shtypur shpejt nga autoritetet e reja. Shumë gra i kanë shkelur rregullat ndër vite dhe i kanë sfiduar vendimet e zyrtarëve për atë se cilat rroba janë të pranueshme.

Gratë, po ashtu, kanë nisur fushata kundër ligjit diskriminues, edhe pse shteti ka bërë trysni ndaj shumë prej tyre dhe i ka detyruar të largohen nga vendi për arsye sigurie.

Tensionet janë rritur në Iran për shkak të ligjit të hixhabit prej se 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgimin policor në shtator 2022.

Vdekja e Aminit, e cila ndodhi pak ditë pasi ajo u paraburgos në Teheran nga policia e moralit për shkak se gjoja s’e kishte veshur siç duhet hixhabin, nxiti protesta gjithëkombëtare dhe vdekjen e qindra protestuesve në vend, shkruan REL.

Me gjithë zemërimin e gjatë publik, kah përvjetori i vdekjes së Aminit, Parlamenti i Iranit e aprovoi një version të përditësuar të ligjit, i cili përfshin ndëshkime më të ashpra për shkelje të ligjit të hixhabit, përfshirë dënim deri në 10 vjet burgim.

Në fund të tetorit, zemërimi vloi përsëri, pasi një vajzë tjetër vdiq pas një ballafaqimi me zbatuesit e “moralit” në fillim të atij muaji në një metro të Teheranit.

Armita Garavand, 17 vjeçe, vdiq pasi ra në koma pas konfrontimit të dyshuar më 1 tetor. Disa media sugjeruan se ajo u sulmua nga policia e moralit, derisa të tjerët kanë thënë se përgjegjës janë rojet e hixhabit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika