Sot protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizon sot protestë gjithëpopullore me moton ‘nuk ka paqe pa sigurinë e grave’

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon sot protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Protesta që nis nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Shoqe, shokë e bashkëqytetare/ë, nesër po mblidhemi në Termokiss, duke filluar nga ora 18:00, për t’i bërë parapërgatitjet e protestës gjithëpopullore, të thirrur për të martën kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe femicidit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas njoftimit të organizatës, thuhet se “Puna organizative, e cila është punë tërësisht vullnetare, kryhet në saje të kontributit të gjithsecilës e gjithsecilit nga ne, pjesë të grupit ad hoc organizativ. Ne si grup, aktualisht i përbërë nga aktiviste/ë të pavarura dhe anëtare/ë të Kolektivit Feminist, ju ftojmë në këtë punëtori të hapur këdo që ka vullnet të kontribuojë në organizim, që beson në vlera feministe të drejtësisë shoqërore dhe për lirinë dhe sigurinë e çdokujt”.

Liridona Murseli u vra të mërkurën në një inskenim si grabitje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj. Për rastin, përveç Naim Murselit, janë arrestuar edhe dy të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë dorasi.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika