Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën shqyrtimin e projektligjit për shërbime sociale dhe familjare.
Ky komision pritet që të fillojë punën nga ora 09:30.
Ndërsa, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin në parim të Projektligjit për Rininë që pritet të fillojë nga ora 10:00.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban dëgjim publik për projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
I fundit është Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit Nr. 05/L-67 për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.