Një ngjarje grabitje ka ndodhur në një market në Ferizaj, ku dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur 200 euro.
Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar incidentin te Policia, duke treguar se pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë dhe janë dislokuar në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, hetimet e rastit po vazhdojnë nga organet kompetente për të identifikuar dhe kapur të dyshuarit.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.