Konfiskohen dy “AK-47” pa leje nga një serb në Kamenicë

Një serb në Kamenicë, N.S., është gjetur duke mbajtur dy armë automatike “AK-47” pa leje gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, policia ka konfiskuar armët, dhe prokuroria ka lejuar konfiskimin, duke njoftuar se ato do të përdoren si dëshmi për gjykatën

Foto e publikuar nga Policia e Kosovës.

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë, gjatë hetimeve të një rasti të dhunës në familje, ka zbuluar se një serb me inicialet N.S. nga fshati Boscë në komunën e Kamenicës, posedonte dy armë automatike AK47 pa leje.

Siç ka njoftuar Policia, hetimi nisi që nga e hëna dhe armët e paligjshme u gjetën gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë dhe objektet e të dyshuarit.

Prokuroria e shtetit ka lejuar konfiskimin e këtyre armëve automatike, të cilat do të paraqiten si dëshmi gjatë gjykimit.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë, me datën 04.12.2023 gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, ka gjetur prova se i dyshuari N.S. (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar serb) nga fshati Boscë, komuna e Kamenicës, posedon armë pa leje.  Me leje të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar dy (2) armë automatike AK47, të cilat janë konfiskuar dhe do të përdoren dëshmi për gjykatën”, thuhet në njoftim të Policisë.

Gjithashtu, siç ka bërë të ditur Policia, pasi është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit N.S. do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe, në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se të hënën në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë automatike  AK-47 pa karikatorë dhe municion.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika