Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit nëse ndalet ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë e ka njoftuar se fondet e planifikuara për ndihmë në Ukrainë do të përfundojnë në fund të vitit, duke lëshuar një paralajmërim se presidenti rus, Vladimir Putin mund të fitojë luftën nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë e ka lëshuar një paralajmërim të hënën se fondet e planifikuara për Ukrainën do të përfundojnë në fund të vitit dhe që presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta fitojë luftën nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja.

Shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, që nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

Presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, i ka kërkuar Kongresit në tetor që të miratojë një pako ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe Izraelin, mirëpo kongresistët janë të ndarë.

“Nuk ekziston një shportë magjike me fonde në këtë moment. Ne nuk kemi para – dhe gati as kohë”, ka shkruar Young.

“Mosdërgimi i armëve amerikane dhe pajisjeve tjera, do ta gjunjëzojë Ukrainën në fushëbetejë, duke vënë në rrezik jo vetëm avancimet ukrainase, por duke e rritur mundësinë për fitore ushtarake ruse”.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka shkuar përtej, duke sugjeruar që vota kundër ofrimit të ndihmës për Ukrainën, është në fakt votë për t’ia lehtësuar fitoren Rusisë.

“Kongresi duhet të vendosë nëse do të vazhdojë lufta për lirinë e Ukrainës… ose nëse Kongresi do t’i injorojë mësimet nga historia dhe ta lejojmë fitoren e Putinit”, ka thënë Sullivan në Shtëpinë e Bardhë.

“Është aq e thjeshtë”.

Kongresi amerikan është bllokuar në këtë pikë kryesisht prej ligjvënëse të së djathtës ekstreme, të cilët refuzojnë të miratojnë ndihmë shtesë për luftën në Ukrainë, e cila po hyn në vitin e tretë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën, shkruan REL.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika