MAPL-ja thotë se nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me iniciativën për shkarkimin e kryetarëve në veri

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për kërkesën që kanë paraqitur serbët në veri të Kosovës në komunat veriore për inicimin e peticionit për shkarkim të kryetarëve

Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për kërkesën që kanë paraqitur serbët në veri të Kosovës te kryesuesit e kuvendeve komunale të këtyre komunave për inicimin e peticionit për shkarkim të kryetarëve.

“Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’. Megjithatë, ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo antarët e grupit inicues siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, Udhëzimi Administrativ e përcakton qartë procedurën e inicimit, të organizimit dhe të dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

“Udhëzimi Administrativ, përcakton qartë procedurën e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës. Kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ. Qytetarët e interesuar për inicimin e kësaj procedure, themelojnë grupin nismëtar i cili para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal i cili më pas njofton MAPL-në dhe KQZ-në”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më herët, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, për Portalin Dukagjini ka thënë se tre persona kanë shkuar para komunës dhe kanë lexuar diçka, por se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë konkrete.

“Ka një iniciativë prej komunitetit serb. Kanë ardhur kanë lexuar diçka para komunës, por nuk kanë bërë ndonjë kërkesë, diçka në lidhje me mospunën e kryetarëve, por nuk kemi mbajtur ndonjë takim. Unë jam në vendin e punës, por s’kam pranuar ndonjë kërkesë “, ka thënë Ugljanin.

Ai thotë se nga informatat që ka, kërkesa për shkarkim të kryetarit bazohet në pretendimet e tyre për “mospunën e kryetarëve dhe vendimeve të njëanshme të tyre”.

Ndërsa, nga KQZ-ja kanë thënë se kanë pranuar disa emaile në lidhje me inicimin e kërkesës për largimin e kryetarëve.

Një grup serbësh shprehen të gatshëm për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika