Sezonin e kaluar ishte top golashënuesi i Segunda Division.
Por, të ndalet nuk e ka ndërmend as në La Liga.
Sulmuesi shqiptar është autor i pesë golave, në elitën e futbollit spanjoll me Grandën.
Uzuzi ka lënë prapa vetës me gola, emra të mëdhenjë si Vinicis Jr, që ka katër gola dhe Joao Felix me dy sosh.
Uzuni i ka shënuar Mallorcas, Gironës, Almerias, Villarrealit dhe Getafes.
Uzuni është startues në shumicën e ndeshjeve, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 9 milionë euro.
Por, përkundër paraqitjeve pozitive nga Myrto, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Grandën, që gjendet e parafundit në La Liga, me vetëm 7 pikë.